Merr makinën me qira dhe e shet 1500 euro

455
Merr një makinë me qira, por e shet me një çmim të ultë. Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim shtetasin E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas i ka marrë me qira dy ditore mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “Alfatino” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira. Shtetasi E.Z., ka thyer kushtet e qerasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro. Pas një pune të mirë organizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokalzimi dhe gjetja e kësaj makine. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vjedhje”.
Sigal