Merr flakë në Milot autobusi nga Prizreni, i mbushur me pasagjerë

508
Një autobus që ishte duke transportuar pasagjerë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Milotit, tek rreth rrotullimi kur futesh për në autostradën për në Tiranë.
Autobusi është i kompanisë ‘Atmaxha’ dhe ishte nisur nga Prizreni në drejtim të Tiranës.
Ndërkaq mësohet se nuk ka pasagjerë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Sigal