Merr flakë makina në autostradën Tiranë – Durrës

376
Sigal

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë Durrës. Ngjarja është shënuar mesditën e kësaj të shtune në afërsi të Vorës.

Makina forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjne e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinën tip ‘Opel’ me portobagazh.

Nga zjarri në automjet u shënuan vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.