Merr flakë makina e avokates në Tiranë, cilat janë dyshimet e para

500
Makina e një avokateje në Tiranë është djegur pjesërisht gjatë mesnatës nga persona të pa identifikuar.
Ngjarja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Teksa pritet ende të verifikohen shkaqet e djegiese së automjetit, burime bënë me dije se bashkëshorti i avokates G.M. dyshon se kjo ka ndodhur për shkak të profesionit të gruas së tij.
Nga ana tjetër policia pas disa hetimeve raporton se makina ka marrë flakë për shkak të vajit të kambios së makinës, pasi në vendngjarje s’është gjetur asnjë element që të dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Megjithatë nga deklaratat e dhëna në polici nuk ka rezultuar se këta persona kanë ndonjë problem personal, qoftë me banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, apo edhe me persona të tjerë.
Sigal