Megaoperacion i Antimafias italiane, 21 në pranga

372
Sigal

Antimafia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëgjesit të sotëm një megaoperacion, i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal i cili vepronte në territorin e bregdetit Jon në provincën e Materas, në rajonin e Bazilikatës.

Janë ekzekutuar 21 urdhër-arreste ndaj personave të akuzuar për organizim në grupim kriminal mafioz, kërcënim e zhvatje, trafik lëndësh narkotike, tentativë vrasje, zjarrëvënie të qëllimshme ndaj bizneseve të zonës e grabitje.

Në këtë operacion morën pjesë 150 forca policie me ndihmën e repartit të qenve antidrogë e atij ajror.

Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.