Mega-operacioni/ Ja roli i dy agjentëve amerikanë të vendosur pranë ambasadës së SHBA në Tiranë

124
Policia shqiptare ka dhënë sot detaje të mega-operacionit të koduar “One If – By Land”, falë të cilit u shkatërruan 7 grupe kriminale që kishin krijuar një linjë të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria, të kthyer në shqetësim për shumë vende të BE-së, por edhe për SHBA-të e Kanadanë e largët.
Bëhet fjalë për grupe të strukturuara që kishin linja e itinerare të qarta, e që në një hark të caktuar kohor kishin mundur të çonin në destinacion 1 mijë persona.
Për shkatërrimin e kësaj linjë, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe dy agjentë amerikanë të atashuar pranë ambasadës së SHBA- në vendin tonë.
“Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve”,- sqaron policia shqiptare.
KUSH JANE PARTNERET QE MOREN PJESË NË OPERACION
2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:
Përfaqësuesin e organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,
Përfaqësuesin e policisë spanjolle,
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.
Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.
ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada
Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.