Mediat italiane: 8 ton kokainë që u kap në Kolumbi do trafikohej nga mafia shqiptare

388
Një ditë më parë mediat ndërkombëtare shkruanin për sasinë rekord të kokainës së bllokuar nga policia kolumbiane, rreth 8 ton. Rreth 1,5 ton nga kokaina ishte ndarë në pako dhe ishte bërë gati për t’u transportuar jashtë vendit. Por mediat italiane shkruajnë se tregu i lëndës narkotike ishte shteti fqinj, Italia. Dhe ky transport do bëhej nga familjet mafioze shqiptare që kanë lidhje të forta me trafikantët kolumbian. Sipas hetuesve, shqiptarët janë ata që drejtojnë qarkullimin më të madh të lëndës narkotike nga Kolumbia, e më pas futet në lojë Ndrageta. Kokaina e kapur në Kolumbi, ishte fshehur në një plantacion bananesh në qytetin bregdetar Turbo. Droga i përkiste grupit kriminal të njohur me emrin Klan Usuga.
Sigal