Sigal


Mediat prestigjoze angleze i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë bandave shqiptare që operojnë në Britaninë e madhe, duke dhënë theksin tek rrezikshëmria dhe kontrollit të tregut të kokainës nga ana e tyre. Aktualisht tregu britanik, kryesisht i kokainës, llogaritet të arrijë vlerën e pesë miliardë paundëve, dhe sipas të dhënave, drejtohet nga bandat shqiptare. Kjo gjë përforcohet nga shifrat e raportuara për arrestimin e shtetasve shqiptarë në Angli. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, nga 760 shqiptarë të arrestuar deri në fund të 2018-ës, 433 prej tyre (57 për qind) janë dënuar për vepra penale të lidhura drejtpërsëdrejti me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas “The Mirror” bandat shqiptare kanë lidhje direkte me kartelet kolumbiane të drogës, nuk bashkëpunojnë me palë të treta dhe për këtë arsye kanë ulur ndjeshëm në treg çmimin e kokainës. Një prej studiuesve anglezë tregon për The Mirror se “shqiptarët kanë marrë këtë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Ka të rinj shqiptarë që vijnë në Britani vetëm për të fituar para nga tregu i drogës.”

Ndërkohë në artikullin e The Sun, bandat shqiptare në Britani përshkruhen si “brutale” dhe kanë rritur ndjeshëm nivelin e dhunës në luftën mes bandave. “Ata veprojnë mbi ‘besën’ dhe ‘kanunin’ , ndërsa çmimi i kokainës është më i liri I tridhjetë viteve të fundit. Shqiptarët tashmë kanë vendosur anëtarët e tyre në disa nga portet më të mëdha të Evropë,  si Roterdami dhe Antëerp, për të korruptuar zyrtarët e porteve dhe për të kontrolluar tregtinë e kokainës”, shkruan the Sun.