Media greke: Një tjetër shqiptar bos i drogës

261
Mediat greke janë përqendruar gjerësisht në trafikun e lëndëve narkotike në disa vende të Evropës që si burim kishin Shqipërinë dhe me të cilën lidhen tanimë jo një, por dy shqiptarë.
Në një artikulli të ditës së enjte, e përditshmaja “Kathimerini” nxjerr të tjera detaje duke përdorur si burim një prej efektivëve të policisë që u mor me çështjen. Sipas dëshmisë së tij, hetimi ka pasur si indicje autoritetet bullgare, sipas të cilave policia italiane e njësitit antitrafik po zhvillonte një hetim të gjerë që prej vitit 2013. Sipas informatave të autoriteteve bullgare, anëtarët e rrjetit ndërvepronin kryesisht në Belgjikë, Holandë, Bullgari dhe Spanjë, ndërsa Greqia është përdorur si pikë transporti e narkotikëve me destinacione ndërkombëtare, që kryhej me furgonë mallrash. 
Por ajo që përbën rëndësi në rrëfimin e tij është pohimi mbi personin që e kontrollonte të gjithë këtë trafik, 50-vjeçari shqiptar i identifikuar si Dhimitër P. me banim në Belgjikë dhe që njihet me pseudonimin Walter. Sipas burimeve, ai zotëron banesa edhe në Tiranë e Athinë, ndërsa posedon llogari bankare në Greqi (366.000 euro), në Shqipëri (460.000) dhe në Belgjikë (100.000). Personi në fjalë kishte tërhequr vëmendjen e policisë pasi në prill të vitit 2015, një prej furgonëve që po trasportonte plastikë nga Brenda e Holandes për në Londër të Anglisë ishte ndalur në Kale të Francës për kontroll të imtësishëm, ku dhe ishin zbuluar edhe disa pjesëtarë të tjerë të organizatës nga kabllogramët telefonikë.