Me valixhe plot me drogë, si u kap 32-vjeçari nga Delvina në Greqi

518
Policia greke vijon operacionet anti-drogë në kufirin greko-shqiptar. Gjatë një operacionit të fundit në Filat të Igumenicës është ndaluar 32-vjeçari shqiptar Izet Boçka nga fshati Kopacez i Delvinës.
Shqiptari u kap duke kaluar më këmbë kufirin e gjelbër, ndërsa në dorë mbante një valixhe, brenda së cilës u gjetën dhe sekuestruan 12 pako me 13 kg e 188 gram marijuanë.
Bocka rezulton i dënuar më parë në Sarandë për vjedhje dhe në Gjirokastër për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sigal