Me urgjencë drejt spitalit, vdes 27-vjeçarja në Sarandë

791
Një vajzë e re vetëm 27-vjeçe ka humbur jetën paraditen e sotme. Mësohet se ndonëse i është dhënë ndihma e parë mjekësore e reja nga Saranda ka ndërruar jetë. Paraprakisht thuhet se vdekja i ka ardhur nga overdoza, pasi njihej si përdoruese droge.
Informacion paraprak
Më datë 14.02.2018, në spitalin rajonal, është dërguar me ambulancë nga Saranda në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë, shtetasja E.S, 27 vjeçe, banuese në Sarandë.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Sigal