Me pushime në Vlorë bashkë me familjen, vdes 63-vjeçari nga Rumania

475
Sigal

Një pushues i huaj ka gjetur vdekjen sot në Vlorë në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku shtetasi me iniciale K.U., 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.