Me pistoletë në kokë, vlonjati i vjedh gruas bizhuteritë dhe portofolin

561
Sigal

Një 35-vjeçar në Vlorë është arrestuar për vjedhjen me dhunë të një shtetasje. Në pranga ka rënë  Bledar Sulejmani. Ai akuzohet se “me datë 16.08.2018, në një rrugë të lagjes “29 Nëntori” i ka vjedhur me dhunë portofolin dhe bizhuteri shtetases M.P”.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me rastin, policia ka bërë sekuestrimin e nje pistolete sportive tip “Ekol Firat Magnum” e kalibrit 9 mm si dhe 7 fishekë pa kokë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga ana e autorit për kryerjen e vjedhjes me dhunë.

Gjithashtu, më datë 23.08.2018, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.