“Më përdhunuan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër”

556
Një rrëfim mjaft prekës vjen nga një vajzë e quajtur Ana, e cila ka treguar sesi abuzohej në vite në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Në dëshminë e saj dalin detaje për dhunë dhe pedofili. “Roja i derës më falte 1 mijë lekë. Unë e merrja, si më vinte mbrapa më prekte, më puthte, sot e di se çfarë domethënë ajo puthje, atëherë nuk e dija. 
Ma hapte gojën dhe ma lente pështymën këtu…është një person që nuk dua ti jap emër. Ka qenë punonjës aty…tentoi të më prekte. Unë i thashë mos më prek dhe ma futi me grusht, aty humba ndjenjat. Kur jam zgjuar, e kam parë veten në një vend me gura… Më lanë aty, kam pa një çift dhe më kanë ndihmuar”. “I jam drejtuar policisë, por s’mund të bëj gjë policia. S’kam ça me bo thotë”. “Kërkoj vetëm një person që të më mbështese, që më siguron, me më premtuar që nuk ka me ndodh gjë prej këtyre personave, dhe jam gati të tregoj çdo gjë që ka ndodhur”, thotë vajza në rrëfimin e saj.
Sigal