Me maska dhe të armatosur, grabisin kantinën e verës ‘Gjergj Kastrioti’

449
Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur kantinën e verës ‘Gjergj Kastrioti” në Rrashbull. Policia njoftoi paraprakisht se “më datë 19.06.2017, rreth orës 4:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.
Më pas kanë marrë edhe mjetin e kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”
Sigal