Me makinën plot me drogë drejt Greqisë, policia fundos shqiptarin kur mbërrin në Selanik

727
Policia greke në Selanik ka sekuestruar 113 kilogram marijuane, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar 28-vjecar. Policia greke ka ndjekur një automjet qe vinte nga kufiri greko-shqiptar.
Automjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Janinën dhe u arrit te kapej ne Selanik pas ndjekjes së vazhdueshme të policisë.
Pas kontrollit të mjetit që drejtohej nga shqiptari, u gjeten dhe sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuane te fshehura ne bagazh si dhe u sekuestruan 2 celularë.
Prej 20 Janarit e deri sot, në Igumenice, Janine, Athinë, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 3 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.


Sigal