Me makinën me drogë nuk i bindet policisë, arrestohet i riu në Gjirokastër (Emri)

575
Policia në Gjirokaster ka arrestuar një 25-vjecar, pasi është kapur me lëndë narkotike në makinë dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Në pranga ka përfunduar Sinan Zeneli, 25 vjeç, banues në fshatin Kalivac në Memaliaj. Sipas policisë ai ishte në kërkim.
“Në datë 05.09.2017, në aksin rrugor Kalivaç – Krahës gjatë lëvizjes me automjetin e tij tip “Fiat Punto”, me targa AA427LR, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi duke hedhur dy thasë plastik me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë totale 23 kg e 500 gr. Në qëndër të fshatit Krahës braktisi automjetin dhe u largua”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Sigal