Me makinë të blinduar dhe pistoletë në brez, vlonjati prangoset në Gjirokastër

574
Një i ri nga Vlora është prangosur nga Policia e Gjirokastrës pasi i është gjetur një pistoletë, ndërsa ishte duke udhëtuar në një makinë të blinduar. I arrestuari është identifikuar si Eros Spahiu, 26 vjeç.
Spahiu u ndalua në vendin e quajtur Ura e Viroit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK, me 14 fishekë.
Ky shtetas, në momentin e ndalimit, udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ.
Njoftimi i policisë për arrestimin:
Posedonte armë zjarri (pistoletë), arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin :
Eros Spahiu, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi:
Në vendin e quajtur Ura e Viroit gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur (në brez) një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK me 14 fishekë.
Ky shtetas në momentin e ndalimit udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti.
Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas, pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Sigal