“Më jep paratë”, i vë thikë në fyt gruas, arrestohet burri xheloz në Tiranë (Emri)

Një 39-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dhunoi fizikisht bashkëshorten dhe nën kërcënimin e thikës i mori një sasi lekësh.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin: Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje).

Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një thikë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.