“Më jep 1 mijë euro ose të nxora në Fb fotot lakuriq”!

445
“Në rrjetet sociale do dalin fotografitë e tua intime”. Një tjetër rast kërcënimi i këtij lloji ka detyruar një vajzë të re t’i drejtohet Policisë për të bërë denoncim. Dhe kallëzimi nuk është pa emër. Një vajzë me inicialet S. F., ditën e djeshme ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit se, një person me inicialet F. H,. E ka kërcënuar në Facebook. Sipas burimeve, ky i fundit i ka kërkuar asaj plot 1 mijë euro pasi në të kundërt do i bënte publike në rrjetet sociale disa foto të saj intime. Mësohet se djali, dispononte foto komprometuese të vajzës. Kjo e fundit është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë për të zgjidhur kërcënimin. Mësohet se Policia e ka shpallur në kërkim të riun me inicialet F.H.
Sigal