Me armë e maska, dy persona grabisin resortin turistik në Durrës

445
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Dy persona të maskuar kanë arritur të marrin një sasi parash nga një resort në rrugën Ahmetaq-Rinas.
Mësohet se grabitësit e armatosur i janë afruar recepsionit të resortit dhe pasi kanë marrë 100 000 lekë, janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Sigal