Më 31 tetor pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e bandës së Habilajve

506
Më 31 tetor 2017 pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar me urdhër të Gjykatës së Katanias në operacionin e Policisë italiane të koduar “Rosa dei Venti”.

Të gjithë të arrestuarit italianë e shqiptarë , anëtarë të bandës që trafikonte lëndë narkotike e armë nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të avokatëve të tyre kanë prezantuar kërkesën e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias duke kundërshtuar akuzën ndaj tyre.

Nezar Seiti një nga anëtarët e bandës së Habilajve është arrestuar në territorin e Republikës së Shqipërisë e brenda 20 ditëve nga data e arrestimit duhet të ekstradohet drejt Italisë për t’iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane.

Të arrestuarit e bandës së Habilajve janë;
Moisi Habilaj, i lindur më 18/01/1978 në Shqipëri i konsideruar kreu i kësaj bande

Fatmir Minaj.lindur në Shqipëri më 15/04/1962 banues në komunë Modica të Raguzës

Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri më 27/01/2016 e banues në komunë Modica të Raguzës

Nezar Seiti lindur në Shqipëri më 30/03/1977 e i arrestuar në territorin e Shqipërisë

Italianët e arestuar janë: 
Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia në provincën e Katanias

Gianluca Passavanti, banues në Katania


Angelo Busacca , banues në Raguza

Antonino Riela. banues në Katania

3 shqiptarët e tjerë anëtarë të kësaj bande për të cilët drejtësia italiane kërkon arrestimin e ekstradimin e tyre drejt Italisë janë;

Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11/10/1980

Armando Sulaj , vallai i Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri ma 12/05/1984

Tigrens Mezuraj lindur në Shqipëri më 29/07/1994

Akuza ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve është pjseëmarrje në organizm kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike e armëve.
Sigal