Me 2 qese kokainë në makinë, shoferi që aksidentoi për vdekje 56-vjeçaren në Laprakë

679
Si të mos mjaftonte aksidenti me vdekje që shkaktoi në kryqëzimin e Laprakës, shoferit Edmond Goxhaj që e shkaktoi, Policia i ka gjetur dy qese me kokainë në makinë.
Aksidenti fatal ndodhi në kryqëzimin e Rr. Dritan Hoxha me rrugën Lord Bajron, rreth orës 6:15 sot.
Mjeti me targa AA475OC me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj ka aksidentuar shtetasen Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962 lindur ne Bulqize dhe banuese ne Tirane.
U njoftua ambulanca cila konfirmon se shtetasja ka nderruar jete.
U be testi i alkolit drejtuesit te automjetit dhe rezultoi negativ.
Nga kontrolli fizik i drejtuesit te automjetit iu gjeten dy qese e dyshuar si lende narkotike e llojit Cocaine dhe u njoftua seksioni i narkotikeve ne DVPT per veprime te metejshme.
Sigal