Mbyti gruan se e kishte tradhtuar më pare, Gjykata e Tiranës lë në burg Dishën

418
Gjykata e Shkallës së Parë për krime të Rënda në Tiranë, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Shkëlqim Dishën, 37 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Resmie Disha 31 vjeçe. Në seancë ai shfaqi pendesë për vrasjen e bashkëshortes. Disha pohoi atë çka i kishte rrëfyer policisë se bashkëshorten e kishte vrarë në debat e sipër për arsye xhelozie, pasi ajo i kishte treguar se kur kishin qenë të ndarë ajo kishte pasur një lidhje tjetër.
Ditën e vrasjes, çifti kanë qenë duke shkuar për të bërë sërish celebrimin në fshatin Vrinë të Gurakuqit, pasi atje edhe ishin të regjistruar në gjendje civile. Ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur “Majë Lungj”, të fshatit Urëz. Sipas rrëfimit te tij, Disha ka pohuar se ne gjaknxehtësi e ka goditur me dru pas koke gruan. Me pas e ka shtrënguar me rrip pantallonash në qafë duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit 37 vjeçari njoftoi me telefon vëllain dhe më pas policinë e Tiranës. Ekspertët kriminalistë dhe ata mjeko ligjorë konkluduan se vdekja e gruas ka ardhur për shkak të asfiksisë mekanike e kombinuar me traumën në kokë. 
Sigal