Mbytet varka në liqenin e Butrintit/ Shpëton djali, zhduket babai

447
Mbytet një varkë në liqenin e Butrintit, në Sarandë. Raportohet për një person të zhdukur. Burimet zyrtare bëjnë me dije se babë e bir, Eduart e Santiago Shahini, 48 e 18-vjeç, banues në Ksamil, po mblidhnin rrjetat, kur varka ka marre ujë nga dallgët, si pasojë e motit të keq. Varka është mbytur dhe ka arritur të shpëtojë vetëm djali. Kanë nisur kërkimet nga policia e kufirit për gjetjen e 48-vjeçarit, Eduart Shahinit.
Sigal