Mbytet një person në liqenin e Pogradecit

424
Një person ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në liqenin e Pogradecit.
Sipas burimeve të policisë 80 – vjeçari me inicialet K.A banues në fshatin Bregas-Maliq ka qenë duke u larë në liqen. I moshuar ka kërkuar ndihmë dhe menjëherë është nisur motorskaf i shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec.
Por, fatkeqësisht pas dalje në breg, nuk ka dhënë shenja jete.
Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij, ku së bashku me këtë të fundit në mesditë, janë larë disa herë të tjera në liqen.
Trupi i pajetë i K.A, është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale
Sigal