Mbytet një 14-vjeçar në ujrat e lumit Buna, polumbarët nisin kërkimet

423
Mbytet një 14-vjeçar në ujërat e lumit Bunë në Shkodër. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, në afërsi të fshatit Zus, ndërkohë që shkaqet janë ende të panjohura.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia dhe polumbarët, të cilët kanë nisur kërkimet për trupin e pajetë të adoleshentit. Ndërkaq policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e mbytjes së 14-vjeçarit, ende të paidentifikuar
Sigal