Mbytet në Liqenin e Vorës një 17-vjeçar me inicialet M.B

435
VORË – Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në liqenin e Vorës teksa kishte shkuar për t’u larë me disa shokë.
Nga të dhënat e para dyshohet se adoleshenti ka pësuar infarkt nga kontakti me ujin.
Bëhet e ditur se trupi i 17-vjeçarit është nxjerrë nga rezervuari i Vorës dhe se është dërguar në spital për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
17-vjeçari nga Vora është viktima e parë për këtë sezon që humb jetën për shkak të mbytjes në ujë.
Sigal