Mbytet i moshuari në Spille, teksa lahej në det me nipin, dyshohet për atak kardiak

445
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme teksa lahet në det në plazhin e Spillesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në zonën e Grethit, ku i moshuari po lahej në det bashkë me nipin e tij 9-vjeçar. Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, dyshohet se i moshuari, Fadil Xhani nga Luzi i Madh i Kavajës, ka pësuar atak kardiak.
Sigal