Mbytet gomonia, shpëtohen skafistët mes thasëve me hashash

550
Një mjet lundrues është shpëtuar nga mbytja në Kanalin e Otrantos, falë ndërhyrjes së shpejtë të motovedetave të “Guardia di Finanza”-s, pas sinjalizimit të një anijeje malteze.
Dy anëtarët e ekuipazhit, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën duke notuar në mes të pakove me lëndë narkotike, që mesa duket po sillnin nga Shqipëria.
Pas manovrave për shpëtimin e dy personave në det dhe transportimin e tyre në breg, forcat e rendit mblodhën disa thasë plastikë me marijuanë.
Deri tani nuk është dhënë sasia e saktë, por flitet për disa kuintalë. Sipas Rojeve Detare të Brindizit, pikërisht pesha e tepruar mund të këtë çuar në përmbysjen e mjetit lundrues, i cili po përballonte detin me forzë 3 ballë.
Pas formaliteteve të kryera në Otranto, dy shtetasit shqiptarë janë transferuar në burgun “San Nicola” të qytetit të Lecces.
Sigal