Mbytet 15-vjeçari në Seman, po lahej me shokët

436
Një 15-vjeçar ka hyrë për t’u larë në lumë me shokët, por ka humbur jetën, pasi është mbytur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Beline të bashkisë Patos dhe viktima është identifikuar si Klevis Gremi. Trupi i pajetë i të riut është nxjerë nga shokët prej lumit në gjendje shoku dhe ndonëse është çuar në spitalin rajonal, ai ka humbur jetën rrugës për aty. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po pyeten shokët që kanë qenë me 15-vjeçarin.
Sigal