Mbyten dy kushërinjtë duke notuar, vijon kërkim për trupat

473
Sigal

POGRADEC – Dy të rinj janë mbytur ditën e sotme në liqenin e Pogradecit, teksa po lundronin me varkë, ndërsa trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Mësohet se viktimat janë Adrian Kosturi 18 vjeç dhe Aleks Kula 14 vjeç nga fshati Libonik i Korçës, të cilët janë kushërinj. Lajmi konfirmohet nga policia e cila thekson se dy kushërinjtë rezultojnë të zhdukur prej disa orësh, ndaj kanë nisur kontrollet për gjetjen e trupave tashmë, të konfirmuar nga efektivët blu si të mbytur në liqen. Nga të dhënat paraprake sipas policisë, bëhet e ditur se dy të rinjtë kishin dalë me varkë, të cilën e kishin marrë qera, dhe ishin hedhur në liqen për të notuar. Gjatë kontrollit që po ushtrohet në liqen, policia ka arritur të zbulojë një varkë me sende personale në liqen, me të cilën dy të rinjtë kishin dalë për të notuar. Po ashtu gjatë kontrolleve të polumbarëve është bërë zbulimi edhe i një bombe të pashpërthyer, të cilën policia e ka larguar menjëherë, duke shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Ndërkaq policia ka shoqëruar edhe pronarin e varkës, për ta marrë në pyetje në lidhje me hetimet e ngjarjes së rëndë. Arrestimi i pronarit të varkës bëhet për të verifikuar procedurat që duhet të ndiqen për ato që mbajnë varka si dhe kriteret që duhet të plotësojnë personat që marrin varka me qera paraprakisht nuk është zbatuar ligji për raste të tilla, personat qe vozisin duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të kenë dokument identifikimi. Ndërkohë vijojnë kontrollet e polumbarëve për gjetjen e trupave të pajetë të të rinjve