Mbushën shkollat e Athinës me drogë, si u kap banda me 8 shqiptarë (Detaje)

600
Një grup të rinj shqiptarë janë arrestuar në Athinë pasi akuzohen si trafikantë droge. Në operacionin e zhvilluar nga policia greke, ranë në pranga 8 shqiptarë dhe 2 grekë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy shqiptarë të tjerë. Të gjithë të arrestuarit janë të moshës 18-26 vjeç.
Autoritetet fqinje raportojnë se të rinjtë sillnin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe e shpërndanin në shkolla në zonat Zografo, Kaisarini, Pagrati dhe Virona.
Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar rreth 100 mijë euro. Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro. Gjithashtu të rinjve iu sekuestruan 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.
Sigal