Mblidhte kanaçe, gjendet pas 3 ditësh i vdekur endacaku në Korçë, dyshohet nga i ftohti

507
Sigal

Edhe pse vala e madhe e të ftohtit kaloi temperaturat janë ende nën zero në zonën juglindore. Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit në Korçë.

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se viktima, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë, përballë Pallatit të Kulturës në lagjen nr. 7.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune thotë policia. Teksa dyshohet se vdekja mund të ketë pasur shkaqe natyrale.

Ndërkaq po punohet për identifikimin e 55-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë endacak.