Mbetet në burg ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe 2 zyrtarët

506
Dashamir Xhika, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve do të qendrojë në arrest me burg. Kjo ishte masa e sigurisë që dha sot, Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj zyrtarit të lartë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e rrugëve.
Po ashtu, Gjykata ka vendosur arrets me burg edhe për dy zyrtarët e arrestuar bashkë me të: Ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan.
Të tri zyrtarët janë akuzuar për një dëm shkaktuar Buxhetit të Shtetit prej 53 983 340 dollarësh për rrugën Tiranë-Elbasan.
Sigal