Mbesa në bashkpunim me të dashurin vrasin gjyshen për “florinj”

533
SHKODËR – Pas vdekjes së 82 vjecares Angje Hila nga Shkodra, e cila u mbyt gjatë një grabitjeje në banesën e saj më 25 shkurt të këtij viti, fshihet mbesa e saj dhe i dashuri i kësaj të fundit.
Ky fakt është pohuar nga policia e Shkodrës e cila një komunikatë për shtyp njofton se lidhur me këtë ngjarje është ndaluar 32-vjeçarja, Xhoana Hila, banuese në Tiranë dhe i dashuri i kësaj të fundit 27-vjeçari Erando Qatipi.
32-vjeçarja përpara hetuesve ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që u finalizua me vdekjen e të moshuarës. Ajo ka pohuar se vrasjen e ka kryer i dashuri i saj. Ndër të tjera ajo ka shtuar e së bashku me të dashurin po vidhnin disa bizhuteri në shtëpinë e gjyshes në Shkodër por kjo e fundit i ka pikasur.
Pas kësaj 27-vjeçari Erando Qatipi, e ka mbytur me jastëk të moshuarën Angje Hila.
Ka qenë një nga djemtë e viktimës që pas ngjarjes ka denoncuar në polici humbjen e disa bizhuterive, ndërsa deri më tani 27-vjeçari Erando Qatipi nuk ka pranuar të ketë kryer vrasjen e të moshuarës.
Historia e 32-vjeçares dhe deklarimi i rreme ne polici qe zbuloi krimin makaber te çiftit
Mësohet se familja e 32-vjeçares jetonte në një banesë të vjetër në lagjen Gjuhadol, dhe ishte një familje e vjetër shkodrane. Raportohet se prindërit e Xhoana Hilës, ishin ndarë prej vitesh dhe nëna e saj jetonte në Itali dhe vetë vajza prej vitesh jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Së fundmi ajo ishte zhvendosur në Tiranë ku jetonte me të dashurin e saj 27-vjeçarin, Erando Qatipi.
Ndërkohë mësohet se i ati i vajzës prej vitesh ishte i papunë dhe jetonte më nënën e tij Agjen 82-vjeçare, viktima e kësaj historie e cila u mbyt nga dashuri i mbesës. 
Ndërkohë pranë familjes Hila jetonte dhe xhaxhai i 32-vjeçares, i cili ka qenë personi që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e bizhuterive. Pikërisht pas këtij denoncimi kanë nisur edhe hetimet e policisë së Shkodrës që kanë zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë krimi ka shokuar edhe të afërmit dhe komshinjtë e viktimës të cilët refuzojnë të komentojnë këtë ngjarje. 
Mësohet se çifti fillimisht ka deklaruar në polici se nuk ka informacione për këtë ngjarje dhe se e moshuara ka vdekur për shkaqe natyrale. Por pas hetimeve të policisë u arrit në përfundimin e se ishin pikërisht të rinjtë, ata të cilët kane kryer krimin makabër.
Sigal