Mbante mina me telekomandë në makinë, kush është i afërmi i një personazhi vip që ra në pranga

459
Sigal

Një 29 vjeçar nga Tirana u arrestua ditën e sotme nga Policia e Lezhës përmes operacionit “telekomanda”. I riu i identifikuar si shtetasi Endrit Vejsiu ra në pranga për posedimi minash, por dyshohet se është vëllai i një personazhi të njohur të ekranit shqiptar. Të riut iu gjetën brenda gomës rezerve në bagazhinn e makinës “Opel” me të cilën po udhëtonin, 4 mina me telekomandën dhe 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditje e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Telekomanda”. Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”, shkruante policia në njoftim.