Mbanin armë pa leje, arrestohen dy persona në Kamëz

437
Policia e Kamzës ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy persona, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit Valentin Kaci dhe Gazmir Vogli. Sipas policisë, gjatë kontrollit nga efektivët e Komisariatit nr. 5 këta dy persona janë kapur me dy pistoleta, një tip Zastava dhe tjetra tip TT, të cilat i mbanin pa leje.
Sigal