Mat,kundërshtuan me dhunë policët,në pranga 2 persona

410
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Xhaxha dhe nip, njëri 57-vjeç, tjetri 22
janë arrestuar nga policia e Matit pas një sherri me pronarët e një lokali dhe
kundërshtimit të punonjësve të policisë. Të dy, si Martin Rica ashtu edhe nipi
i tij Gjok Rica nuk janë të panjohur për policinë, pasi rezultojnë të jenë të
dënuar për vjedhje me armë dhe plagosje.

 

DEKLARATA E POLICISE


Më datë 02.10.2016, rreth orës 16.30,
shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat pas një njoftimi të marrë
se në qytetin Ulëz, tek një lokal, dy shtetas po konfliktohen me pronarët e
lokalit duke sjellë shqetesime në lokal edhe për klientët, menjëherë kanë
shkuar në vendngjarje

Shërbimet e Policisë pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar
përshkallëzimin e konfliktit, i’u kanë komunikuar dy shtetasëve të cilët po
konfliktoheshin me pronarët e lokalit, se duhet të shoqëroheshin në
Komisariatin e Policisë Mat për sqarimin e rrethanave të konfliktit.(konflik
për arsye banale)

Shtetasi Martin Rica në bashkëpunim me shtetasin Gjok Rica i kanë kundërshtuar
me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre, por
punonjësit e policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e këtyre dy personave në
Komisariatn e Policisë Mat për veprime të metejshme proceduriale, ku në
përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tyre në flagrancë:

Martin Rica, 57 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushkash Njesia Administrative
Ulëz Bashkia Mat, i denuar 3 ( tre ) herë më parë, për veprat penale të “
Vjedhjes” dhe të “Plagosjes së rëndë me dashje “.

Gjok Rica, 22 vjeç, lindur e banues në Sanxhak Bashkia Lac i dënuar më parë për
veprën penale të “ Vjedhjes me armë”. Arrestimi i tyre ( xhaxha e nip) u bë për
veprën penale “ Kundershtim i Punonjësit të Policisë Rendit publik’’
parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i’u referuan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.