Mat, vrau në gjendje të dehur; prokuroria kërkon 18 vite burg

474
Prokuroria e Matit kërkon 18 vjet burgim për autorin e dyshuar të një vrasjeje të ndodhur në vitin 1996, në fshatin Dukagjin të Burrelit. Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur për shumë vite, prokuroria kërkon dënimin e shtetasit Qamil Pepmarku, i akuzuar për “vrasje me dashje” në dëm të shtetasit Ibrahim Lleshi. Ngjarja ka ndodhur në datë 18.02.1994, kur pas një zënke në gjendje të dehur, autori ka qëlluar me thikë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, autori është larguar nga Shqipëria. 
Fillimisht ai është dënuar në mungesë në vitin 1996, nga Gjykata e Shkallës së Parë Mat. Duke mos qenë i pranishëm, ai nuk ka bërë apelimin e dënimit. Në vitin 2012, i pandehuri Pepmarku është arrestuar dhe ka kërkuar rivendosje në afat të gjykimit, me argumentin se nuk ka pasur mundësi të realizojë mbrojtje efektive gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar ndaj tij. Kërkesa për rivendosje në afat është pranuar nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e riktheu për gjykim çështjen. Në përfundim të gjykimit të rifilluar, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij me 18 vite burgim.
Sigal