Sigal

Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në fshatin Shëlli të Matit. Mësohet se ka humbur jetën në spital  Erzen Alija pas plagëve të rënda. Viktima tjetër që humbu jetën në vendngjarje është  Mentor Hoxha. Ndërsa të plagosur janë H.Buçi dhe Astrit Hani, të cilët po marrin mjekim në spital.

Në prangat e policisë ka rënë Kujtim Koxha si autori i dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Policia kap e prangos autorin e ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.