Mat, përplasje me armë zjarri në komunën Baz, një i plagosur

409
Një person është plagosur në orët e pasdites së sotme në komunën Baz të Matit si pasojë e një përplasje me armë zjarri.
Ende nuk dihen rrethanat lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për mjekim të specializuar.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të plagosjes.
Sigal