Mat, Humb jetën 25-vjeçari nga rryma elektrike

461
Një 25-vjeçar nga Mati ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Klos, ndërsa mësohet se 25-vjeçari ishte duke salduar disa hekura në momentin kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Kjo ka rezultuar fatale për 25-vjeçarin, i cili si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të Matit, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen veprimet e nevojshme.
Sigal