Mat, 2 vite burg ish-punonjësit të postës, vodhi lekët nga pensionet e invaliditetit

433
Ish-punonjësi i Postës në Mat, Skënder Xhomara, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e matit pasi akuzohet se ka vjedhur paratë që u takonin për muajin nëntor 2014 rreth 90 personave në formën e pensionit të invaliditetit.
Prokuroria e Matit kërkoi dënimin e tij me 5 vite burgim, pasi nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Xhomara, në muajin nëntor 2014, pasi ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të reja nga filiali i postës Mat për t’i shpërndarë tek përfituesit që banonin në fshatrat e komunës Rukaj, është larguar drejt Italisë me shumën e parave të vjedhura.
Pasi u konstatua vjedhja, drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare sh.a, Mat, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-punonjësit Xhomara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokuroria zhvilloi hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën kundër shtetasit Skënder Xhomara, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Ndaj të pandehurit është në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
Sigal