Maskat terrorizojnë tregtarin në Tiranë, i grabisin paratë

492
Sigal

Një grabitje me armë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit pranë Qytetit të Nxënësve.

Raportohet se 3 persona të maskuar me kapucë kanë sulmuar një tregtar në tregun ushqimor dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë lekët e xhiros që kishte në dyqan, si dhe disa steka cigaresh.

Ka qenë vet pronari i biznesit që ka sinjalizuar policinë për rastin, ndërsa kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Më pas ai u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.