Maskat terrorizojnë familjen në Shkodër, u marrin paratë nën kërcënimin e armës dhe largohen

519
Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrac të Shkodrës. Sipas policisë, 4 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesën e A.S dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip ‘Alfa Romeo’. Policia ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal