Maskat në Rinas grabisin thasët me mbi 3 mln euro

470
Tre persona te armatosur kane kryer nje super grabitje ne brendesi te aeroportit te Rinasit, ku dyshohet se jane marre mbi 3 milione euro. Tre persona të armatosur kanë arritur të marrin paratë nga dy kompani private sigurimi, ndersa po transportonin parate nga t’i eksportuar me avion jashte Shqiperise.
Pas grabitjes, autoret mësohet se i kanë vënë flakën makinës me të cilën kanë realizuar grabitjen në Fushë – Prezë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga ana e Policisë, dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur për në Rinas. Një grabitje e tillë vjen një ditë pas masave të forta të sigurisë në Rinas si rezultat i sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit, ku dy ditë më parë pati një sulm terrorist.
Sigal