Maskat grabisin pasagjerët, një në pranga e 2 në kërkim

457
Sigal

VLORË-Grabitje me armë dhe maska në fshatin Kotë të Vlorës. Ngjarja është shënuar në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme kur 3 personave që udhëtonin me një makinë tip “Fuoristradë” u kanë zënë pritë 3 persona të maskuar. Nën kërcënimin e armës 28-vjeçari Besmir Danaj dhe 2 shokët e tij, kanë zbritur nga makina personat që ndodheshin në të, duke u grabitur mjetin, 1 milion lekë si dhe dhe sendet personale.Më pas autorët kanë braktisur makinën dhe 2 prej tyre kanë mundur t’i shpëtojnë policisë. Në pranga ka rënë vetëm Besmir Danaj. Danajt iu gjet dhe një pistoletë. Ata akuzohen për vjedhje me armë, armëmbajtje pa leje dhe heqje e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim. Policia po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve.