Masivi shkëmbor bie mbi banesën në Mat, plagoset rëndë i zoti i shtëpisë

487
Në fshatin Xibër të Matit, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor është dëmtuar një banesë dhe është plagosur rëndë i zoti i shtëpisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30.
në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë grupi hetimor dhe ka konstatuar se në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Në banesë ndodhej e gjithë familja, por fatmirësisht ata nuk janë dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Sigal