Mashtruesi që iu fsheh policisë për dy vjet, tenton të arratiset në Greqi

441
Një burrë nga Fushë Kruja, i cili kishte qendruar për dy vjet i fshehur pasi ishte dënuar me burgim nga gjyakata e Apelit Tiranë për mashtrim ka tentuar të ikë nga Shqipëria nga pika e kalimit kufitar në Goricë të Korçës.

Por, Mario Roli, 58 vjeç, banues në Fushë-Krujë, rezultonte i shpallur në kërkim dhe është arrestuar në vend.

“Ndalimi i tij – njoftoi Policia e Korçës, – u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendim penal nr 169 datë 27.10.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 21.04.2017) e ka dënuar këtë shtetas me dy vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.”
Sigal